Gjashtë vetura janë përfshirë në një aksident trafiku në Lagjen Veternik të Prishtinës para pak çasteve.

Zyrtarja për media në Policinë e Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka konfirmuar rastin për Insajderin. Ka thënë se në aksident janë përfshirë 6 vetura.

“Sot rreth orës 17:30 në Lagjen Veternik ka ndodhur një aksident trafiku me dëme materiale, ku janë përfshirë 6 automjete. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka deklaruar Ahmeti për Insajderin.

Aksidenti ka ndodhur afër të njëjtit vend ku edhe dy ditë më parë ishin aksidentuar disa makina.