Një tjetër aksident zinxhiror ka ndodhur para pak çastesh në “Veternik” të Prishtinës.

Pikërisht në të njëjtin vend kishte ndodhur edhe disa ditë më parë aksident mes disa veturave ku kishin mbetur të lënduar disa persona.

Insajderi merr vesh se të përfshirë në aksident janë shtatë vetura.

Policia e Kosovës ka dalur në vendin e ngjarjes dhe është duke u marrë me rastin.

Insajderi do të ju mbajë të informuar edhe më tej për aksidentin.