Hetuesit policorë në kuadër të stacionit ‘Jugu’ në Mitrovicë, në vazhdën e hetimeve për

zbardhjen e veprave penale, kanë arritur të identifikojnë dhe të arrestojnë dy persona të

dyshuar për përfshirje në tri raste të ndryshme të veprave panele, ‘vjedhjeve’ dhe ‘vjedhje

në tentativë’, raste këto të raportuara muaj më parë në zonën e përgjegjësisë së stacionit

policor ‘Jugu’ në Mitrovicë.

“Hetuesit policorë pas një pune intensive, kanë arritur që të bëjnë grumbullimin dhe

verifikimin e informatave dhe mbi dyshimet e ngritura dhe provat e siguruara, me datën 31

tetor 2018, kanë identifikuar dhe kanë arrestuar dy të dyshuarit: S. R., 50 vjeç dhe G. K., 64

vjeç, shtetas të Republikës së Kosovës”, thuhet në komunikatën e policisë.

Pas procedurave intervistuese, nga ana e prokurorit të Shtetit, të dyshuarit S. R., 50

vjeç, i është caktuar masa e ndalimit policor, ndërsa i dyshuari i dytë G. K., 64 vjeç është liruar

për në procedim të rregullt.