Me orët e para të ditës së djeshme Drejtoria e Policisë Rajonale në Gjakovë në bashkëpunim me Prokurorinë, realizojnë në plan operativ me qellim identifikimit dhe arrestimit të personave të dyshuar për veprime të kundërligjshme.

Gjatë këtij plani janë bastisur dy lokale – kafi tëri në Gjakovë ku janë konfiskuar:

Një armë zjarri, revole

Një karikator me 8 plumba kal. 7.62 mm

Një qese me substanca narkotike të dyshuar si kokainë 0. 42 gr.

Një qese me substanca narkotike të dyshuar si kokainë 0. 43 gr.

Një paketim letra për mbështjellje të narkotikëve

Një sasi e pikave të dyshimta

Një sprej tipit OC.

Disa thika dhe mjete tjera të rrezikshme

Me këtë rast janë arrestuar 7 persona të dyshimtë, janë sjell në polici edhe disa tjerë për intervistë nga të arrestuarit 2 prej tyre me urdhër të prokurorit ju ka caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë, ndërsa të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt.