Një adoleshent me origjinë shqiptarë i cili ishte në arrati për një vrasje të ndodhur në shtator është arrestuar nga policia gjermane pas një urdhër arresti evropian te lëshuar për të.
 

Një adoleshent me origjinë shqiptarë i cili ishte në arrati për një vrasje të ndodhur në shtator është arrestuar nga policia gjermane pas një urdhër arresti evropian te lëshuar për të.

16-vjeçari i kapur është autor i vrasjes së një afrikani në 22 shtator në qendër të qytetit Clermont-Ferrand në Francë.

Sherri kishte ndodhur për shkak të një përplasje mes dy grupe të rinjsh, shqiptare dhe kosovare nga njeri krah dhe afrikan nga ana tjetër,  në sheshin kryesor të Clermont-Ferrand, çka kishte çuar pastaj edhe në aktin e rëndë të vrasjes së afrikanit nga minoreni shqiptar.

Ai u kap tre ditë më parë në Gjermani por vetëm këtë të shtunë mediat franceze bënë publike arrestimin e 16 vjecarit, emri I të cilit nuk është bërë publik.

Me herët janë arrestuar edhe 3 te rinj te tjerë, shqiptare dhe kosovare pjese e kësaj ngjarje te rende.