Një person me inicialet M.M. është arrestuar,pasi dyshohet se ka mbajtur peng bashkëshorten e tij.
 

Një person me inicialet M.M. është arrestuar,pasi dyshohet se ka mbajtur peng bashkëshorten e tij.

Policia shqiptare ka njoftuar se brenda 24 orëve ka arritur ta kap autorin e ngjarjes së ndodhur në fshatin Zhamë ku shtetasi M. M. ka marrë forcërisht dhe i ka hequr lirinë ish bashkëshortes së tij.

“Në Komisariatin e Policisë Lushnje ka bërë kallëzim shtetasi F.K., se 2 persona të paidentifikuar i kanë marrë vajzën. Pas marrjes së njoftimit, u ngrit grupi hetimor dhe falë veprimeve të shpejta operative dhe profesionale, u bë e mundur zbardhja e ngjarjes si dhe kapja e autorit të dyshuar”, thuhet në njoftim.

Më tej Policia ka bërë të ditur se Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnje, ndaluan shtetasin M.M., 28 vjeç, banues në Karbunarë, Lushnje. (i dënuar më parë për veprën penale “Dhunë në familje”). Shtetasi M.M, në bashkëpunim me një shtetas tjetër, në fshatin Zhamë, ka marrë forcërisht ish bashkëshorten e tij, shtetasen P.M., 27 vjeçe dhe e mbante peng të fshehur në qytetin e Durrësit. Policia bëri të mundur gjetjen e shtetases P.M. dhe kapjen e autorit të dyshuar. Po punohet për identifikimin e autorit tjetër të dyshuar i cili ka ndihmuar shtetasin M. M. në kryerjen e kësaj vepre penale”, bën të ditur Policia e Shtetit.

Ndaj tij wshtw iniciuar rasti pwr “Heqja e paligjshme e lirisë” e kryer në bashkëpunim dhe “Dhunë në familje”.

 

 0