Vetëm në 24 orët e fundit kanë ndodhur gjithsejtë 41 aksidente, nga të cilat kanë mbetur 15 persona të lënduar.

Policia e Kosovës ka publikuar raportin e statistikave të përgjithshme për 24 orët e fundit. Gjatë ditës se djeshme kanë ndodhur 41 aksidente trafiku, prej tyre, 26 pa të lënduar ndërsa 15 me të lënduar.

Sa i përket tiketave gjithsej janë shqiptuar 1283 për shkelje të rregullave në trafik. Ndërsa, janë arrestuar 12 persona, 7 janë dërguar në mbajtje.