Deputetja Meksiane Carmen Medel Palmas gjatë seancës në parlament është njoftuar se vajza e saj është vrarë si pasojë e marrjes se plagëve të rënda duke u qëlluar nëntë herë në palestër
 

Deputetja Meksiane Carmen Medel Palmas  gjatë seancës  në parlament është njoftuar se vajza e saj është vrarë si pasojë e marrjes se plagëve të rënda duke u qëlluar nëntë herë në palestër.

22 vjecarja, Valeria Cruz Medel studente e mjekësisë ishte qëlluar për vdekje në qytetin Mendoza në shtetin e Veracruz. Atë e kishin ngatërruar me të dashurën e një pjesëtari të një grupi kriminal.

Pasi mori lajmin e hidhur, 59-vjeçarja nisi të bërtiste me të madhe duke thënë “jo nuk ishte vajza ime”, ndërsa kolegët e saj i qëndronin pranë për ta ngushëlluar duke e ndalur seancën

Lidhur me këtë ngjarje, policia ka arrestuar  dy persona dhe thuhet njëri prej tyre ka rrëfyer se personi që i qëlloi vajzës së deputetes njihej si ‘El Richy’.