Detaje të reja për vrasjen e 25-vjeçarit në Ferizaj – u qëllua me tre plumba

Një 25-vjeçar është vrarë sot rreth orës 12:30 afër stacionit të autobusëve në Ferizaj.

I dyshuari për këtë vrasje është një 17 vjeçar, i cili është arrestuar nga policia e Kosovës dhe bashkë me të është shoqëruar në polici edhe një person tjetër i moshës 25-vjeçare.

Sipas dëshmitarëve në Ferizaj, viktima është qëlluar me tri plumba.

Klan Kosova, raporton bëjnë me dije se vrasja në këtë qytet ndodhi për shkak të hakmarrjes.

Po sipas këtyre burimeve, vëllai i viktimës kishte vrarë vëllanë e dorasit një vit më parë.