Pjetër Ndrecaj i akuzuari për vrasjen e dyfishtë, gruas dhe vajzës së tij në Brekoc të Gjakovës, pritet që sot të dalë para Gjykatës.

Mbrojtja e Ndrecajt në seancën e kaluar kërkoi nga trupi gjykues që t`ua mundësojë një javë kohë për negocimin e pranimit të fajësisë me prokurorinë.

Në seancën e sotme prite të kuptohet nëse është arritur apo jo marrëveshja mbi pranimin e fajësisë.

Seanca e kaluar është shtyer dhe Ndrecaj nuk është deklaruar rreth fajësisë apo pafajësisë së tij për veprat që i ngarkohen nga ana e prokurorit Agron Matjani.

Shtyerja e seancës së kaluar u bë me kërkesën e mbrojtëses së të akuzuarit avokates Fehmije Zhubi.

Avokatja Zhubi kishte kërkuar nga gjykata shtyrjen e seancës, me qëllimin që të ju ipet mundësia për një marrëveshje rreth pranimit të fajësisë.

Ndërsa sot para gjyqtarit Gëzim Pozhegu, pritet që të prezantohet marrëveshja e arritur mbi pranimin e fajësisë ose të vazhdohet me gjykim të rregullt.

Pjetër Ndrecaj akuzohet për veprën penale “vrasje e rëndë”, pasi që dyshohet se ka privuar nga jeta bashkëshorten dhe vajzën e tij 9 vjeçare.