Autoritetet e Arizonës thonë se e kanë shpëtuar një grua e cila, e lënduar rëndë, i ka kaluar e vetme gjashtë ditë në shkretëtirë pas aksidentit me veturë të cilën e voziste.

Drejtoria për siguri publike ka kumtuar se shpëtimtarët e kishin gjetur gruan 53 vjeçe në gjendje të rëndë të dehidrimit më 18 tetor ashtu që i kanë përcjellë gjurmët e veturës së saj në shkretëtirë.

Një blegtor i kishte vërejtur gjurmët e veturës e cila  kishte dalë nga rruga disa mile larg fshatit Vikenburg.

Nuk janë publikuar detajet për këtë grua e cila, siç thonë autoritetet, më 16 tetor e kishte humbur kontrollin mbi veturën e saj dhe kishte dalë nga rruga.

Drejtoria për siguri publike ka shtuar se gruaja disa ditë i kishte kaluar në veturën e shkatërruar, e më vonë me mundime të mëdha kishte dalë dhe ishte nisur këmbë kah binarët e hekurudhës për të kërkuar ndihmë.

Mirëpo, ajo ishte aq e dobët, saqë nuk arriti deri te binarët, por autoritetet e kishin gjetur në afërsi të veturës