Një shtëpi në Fushë Kosovë është përfshirë nga zjarri, ankuesi ka deklaruar se nuk di se cilat janë shkaqet. Ngjarja të martën (12 shkurt) rreth orës 14:45.

Në raportin e policisë thuhet se rastit ju kanë përgjigjur gjitha njësitë relevante policore, njësiti i zjarrfikësve të cilët kanë shuar dhe lokalizuar zjarrin, si dhe eksperti i zjarreve, shkruan Insajderi.

Njoftimi i plotë i policisë:

Fushë Kosovë 12.02.2019 – 14:45. Ankuesi mashkull K/Shqiptar, ka njoftuar se për shkaqe të pa njohura shtëpia e tije është përfshirë nga zjarri. Rastit ju kanë përgjigjur njësitet relevante policore , njësiti i zjarrfikësve të cilët kanë shuar dhe lokalizuar zjarrin, si dhe eksperti i zjarreve .Pos dëmeve materiale nuk raportohet për të lënduar. Rasti është iniciuar dhe mbetet nën hetime.