Katër ditë pas vrasjes së minoritarit grek në Bularat të Gjirokastrës, kunati i Kostandinos Kaçifas pretendon një tjetër version për ngjarjen. Në një intervistë për mediat greke Vangelis Sakelarakis tha se 35-vjeçari ishte qëlluar në këmbë teksa ishte me krahë hapur (duke nënkuptuar se ishte dorëzuar).
 
Sakelarakis theksoi se homogjeni grek gjithashtu kishte mundësi për të ikur në Greqi nga mali, por vendosi të kthehet në fshat dhe do të dorëzohet. “Konstandini u qëllua në këmbë me duart hapur”, -tha kunati i 35-vjeçarit, duke iu referuar deklaratave të mjekut ligjor nga Janina Theodore Vujuklaki që dje pa trupin e të ndjerit në spitalin e Gjirokastrës.

Sipas kunatit, Katsifas kishte mundësi për të ikur në Greqi nga mali ku ai ishte, por vendosi të kthehej në fshat, pasi do të dorëzohej. Ai shton se; “kohën që ai ngriti duart lart policët shqiptarë e qëlluan atë nga një distancë prej 15-20 metra”. Sakelarakis argumentoi gjithashtu se Katsifas nuk vrau askënd, ndërsa shtoi se është e paqartë se kujt ia drejtonte armën.

Ai më tej ka thënë se Kostandinos Katsifas ishte në shënjestër nga shqiptarët pasi konsiderohej si nxitës i minoritetit ndërsa donte të ndërtonte një kishë. Sipas Sakelarakis, policët shqiptarë terrorizuan për pesë orë prindërit e 35-vjeçarit dhe në fund grabitën nga shtëpia dhe dy thasë arra dhe shegë që ishin mbledhur Konstantinos.