Një vjedhje spektakolare ka ndodhur në njëri nga dyqanet me mjete të punës që ndodhet në Fushë Kosovë.

Vjedhja është kryer rreth orës 02:00 të mesnatës.

Në pamjet ekskluzive të siguruara nga Insajderi, shihet se për të realizuar këtë grabitje të dyqanit, hajnat kanë përdorur veturën, të cilën, pas thyerjes së xhamave e kanë furnizuar me çfarë kanë dashur.