Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Igor Sholtes, ka thënë se Kosova është i vetmi vend i Ballkanit Perëndimor ku ekzistojnë ende kërkesat për viza.

Ai në një intervistë për “Europeaninterest” ka theksuar se ani pse Kosova i plotësoi të gjitha kushtet, qytetarëve të saj iu dha premtim se pas përmbushjes së tyre do të udhëtojnë lirshëm nëpër Evropë, premtim ky që nuk u mbajt, transmeton Klan Kosova.

“Kosova plotësoi dy kushtet e rëndësishme të lëshuara nga Komisioni Evropian, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe së dyti demarkacionin e kufirit me Malin e Zi. E dyta ishte një çështje e ndjeshme. Dhe pastaj siç thashë nuk ndodhi asgjë. Dhe tani njerëzit në Kosovë ndjehen të zhgënjyer, besojnë se vendi nuk e meriton këtë. Kjo është për t’ju dhënë një shembull se sa problematike mund të bëhet kur ju premton diçka dhe nuk e mbani premtimin tuaj. Ne në Parlamentin Evropian dhe gjithashtu në Komision kemi një pozicion pozitiv, por vendimi përfundimtar i takon Këshillit Evropian”.

“Ne po flasim vetëm për liberalizimin e vizave që do të ndihmojë jo vetëm Kosovën, por tërë rajonin për të shmangur izolimin”, ka thënë ai.