Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq po ngrit alarmin nga kosovarët që i janë bashkuar luftërave organizatës terroriste ISIS.

Daçiq në një postim në Facbook ka thënë se rajoni ynë është në rrezik për shkak të mundësisë së rikthimit të tyre në Kosovë. Thotë se Kosova ka pasur numrin më të madh të përqindjeve të luftëtarët që i janë bashkuar ISIS-it, shkruan Insajderi.

“Serbia është pjesë e koalicionit të DEAS. Ne paralajmërojmë se ka probleme të mëdha, sidomos kur bëhet fjalë për rekrutimin e luftëtarëve të huaj nga rajoni ynë. Territori i Kosovës kur shohim numrin e banorëve, është territori ku sipas përqindjes, ka pasur pjesëmarrësit më të lartë në luftërat në radhët e DEAS”.

“Është një rrezik i madh që ata do të kthehen në rajonin tonë dhe se aktet terrorist do të transferohen në rajonin tonë”, ka shkruar Daçiq.