Kanali zyrtar i CNN botoj një artikull, në të cilin shfaqen opinionet e prindërve rreth ngacmimit seksual dhe kjo erdhi pas shkarkimit të menjëhershëm të Matt Lauer, gazetar në NBC News për arsye se u verifikua që bënte sjellje seksuale të papërshtatshme në vendin e punës.

Kjo ngjarje ka ndodhur në fundin e viti 2017 dhe duke e pasur parasysh se Lauer ishte fytyrë publike, shumë prindër u ndjen shumë të frustruar rreth mirëqenies së fëmijëve të tyre.

Më poshtë janë të paraqitura opinionet e disa prindërve rreth temës së ngacmimit seksual.

"Unë kurrë nuk kam imagjinuar se do të shpenzoj aq shumë kohë duke folur me vajzat e mia, moshat 10 dhe 11, lidhur me ngacmimet seksuale.

Pasi u shfaq lajmi se Matt Lauer, u shkarkua për atë që NBC e quajti “sjellje seksuale e papërshtatshme”, menjëherë fillova të bisedojë me vajzat e mia për fuqinë dhe si një njeri që ka pozitë në një organizatë, mund ta përdorë pozitën për të përfituar nga gratë.

Unë u ofroja atyre më shumë informacione, se që kisha marr unë në moshën e tyre, por e bëja sepse e dija se kjo është mësim, nga i cili do të përfitojnë për gjithë jetën.

 Në bisedat e mia me prindër të tjerë kam vërejtur, se unë nuk jam e vetmja që bisedon me fëmijët rreth temës së ngacmimit seksual."

"Për ne, ajo që ndodhi me Matt Lauer është vetëm një pikë shtesë për të diskutuar temën e ngacmimeve seksuale", - tha Avital Norman Nathman, një nënë e një djali 11-vjeçar.

Kur djali i tyre ishte i vogël, ajo dhe bashkëshorti shikonin zhvillimin e tij fizik dhe psikologjik, në mënyrë që të ishin në rrjedha për ndonjë ngacmim seksual të mundshëm. Tani që ai është në paraadoleshentë, bisedojmë më shumë me të në lidhje me atë që po paraqitet në lajme, tha Norman Nathman, i cili është gjithashtu një redaktor i komunitetit online GrokNation, themeluar nga aktorja dhe nëna Mayim Bialik.

“Unë e urrej që ka shumë gra që po ngacmohen, çdo herë që del një histori e re e ngacmimeve, më nxisin më shumë që të diskutoj me tim bir, se pavarësisht se kush je, ngacmimet mund të ndodhin, dhe fakti i përfimit nga dikush në vendin e punës është plotësissht i papranueshëm", tha ajo nëpërmjet postës elektronike.

 "Unë mendoj se shumë fëmijë sot e njohin çështjen e ngacmimit seksual dhe e dijnë se është absolutisht e turpshme për njerëzit që kanë prirje të tilla”.

Lauren Smith Brody, autor i "Tremujori i tretë”, tha se nuk ka biseduar hapur me fëmijët e saj rreth ngacmimit seksual, por ka filluar të përcjellë indirekt mesazhe tek ata për rëndësinë e ruajtjes së trupit nga prekjet e panevojshme nga të huajt.

Debbie Greene, e cila ka dy fëmijë të rritur, tha se kjo është një kohë që është mëse e nevojshme për të pasur biseda që u mësojnë fëmijëve se si të trajtojnë një person tjetër dhe t'i mësojnë ata se çfarë ju si prind konsideroni moralisht të drejtë dhe të gabuar.

Tricia Ferrara, këshilltare profesionale e licencuar dhe autor i "Parenting 2.0", tha se prindërit nga dita e parë e lindjes së fëmijëve, duhet t'i mësojnë ata për kufijtë dhe fuqinë.

"Prej ditës së parë me fëmijët, ne duhet të forcojmë kufijtë brenda marrëdhënieve - intime, profesionale dhe personale - dhe kjo fuqi nuk ka të bëjë me dominimin e një personi tjetër ose duke i kërcënuar ata për përfitime personale", shkruante ajo në një email. "Këto biseda janë të nevojshme në këtë kohë ku teknologjia përforcon mundësinë e shkeljeve të kufijve dhe ngacmimeve".

Ferrara pëlqen gjithmonë të thotë se "nuk është biseda - është shëtitja me fëmijën tuaj". Një fëmijë i ngritur në një mjedis ku janë vendosur kufijtë dhe përdorimi i pushtetit "në mënyrë konstruktive dhe funksionale" ka më shumë gjasa të dijë se ngacmimi seksual është një shkelje kur ata ndeshen dhe flasin për këtë.

Ajo gjithashtu tha se biseda nuk duhet të fillojë duke treguar një incident ngacmimi. Ajo i pyet vazhdimisht fëmijët e saj, se si trajtohen nga fëmijët tjerë, po ashtu si fëmijët e saj i trajtojnë fëmijët tjerë.

Janeane Davis, një nënë e katër fëmijëve, tha se ka biseduar me fëmijët e saj rreth asaj se si ata kanë "të drejtën për të reaguar ndaj ngacmimeve dhe sulmeve seksuale" edhe pse fëmijët ishin të vegjël. Ajo gjithmonë ju thoshte, se askush, përfshirë prindërit e tyre, miqtë apo mjekët mund t'i prekin ata pa lejen e tyre.

Janeane tregon, se këtë temë e fillova kur ata ishin rreth 3 vjeç dhe u thashë atyre që edhe nëse mami prek pjesët tuaja intime, shkoni menjëherë dhe tregoni babait. Të njëjtë ajo u tha edhe për raportin me babain e fëmijëve. Ajo thotë se këtë e ka bërë, në mënyrë që fëmijët të kuptojnë, se ata duhej menjëherë të reagonin ndaj çdo lloj ngacmimi, pavarësisht se kush ishte ngacmuesi, pa u frikësuar.

 Jim Higley, baba i tre fëmijëve, avokat, tha se rëndësia e kësaj bisede nuk është e kufizuar vetëm tek fëmijët më të vegjël.

Ai ishte në një bar lokal me djemtë e tij, 21 dhe 28 vjeç, kur vizituan qytetin e tij të fëmijërisë. Ai e filloj bisedën me fëmijët e tij duke i pyetur ata, nësë ai si baba i tyre e kishte ofruar modelin e mirë, në lidhje me mënyrën se si të trajtojnë një grua, në çdo aspekt të jetës.

Higley, gjithmonë merrte shembull trajtimin jo të mirë të vajzës së tij nga dikush në mënyrë që të ngriste ndjeshmërinë e djemve të tij ndaj grave tjera.

Sipas tij këto tema duhet të trajtohen shumë me fëmijët, në mënyrë që ata të arrijnë të mbrohen nga çdo lloj ngacmimi.