Vjehrra kritikon nusen se nuk po e mbante shtëpinë e pastër, historia interesante e kësaj familje Blogeri Clint në bllogun e tij “No Idea What I’m Doing: A Daddy Blog”, tregoi një histori që i kishte ndodhur me nënën e vet. Nëna kishte kritikuar gruan e tij se nuk po e mbante shtëpinë e pastër sa duhej, andaj kjo e bëri të birin që reagojë ndaj nënës thënë se nuk ishte martuar për pastërtinë e shtëpisë, por për dashurinë që ndjente për gruan e tij. Rrëfimi i bllogerit: Para disa javësh gjatë një bisede me nënën time në telefon ajo më tha, “A nuk të shqetëson që Mel nuk po e mbanë shtëpinë e pastër?” Ishte e shtune. Unë isha duke pastruar enët. Sinqerisht nuk e dija çfarë të thoja. Nëna ime nuk e tha këtë në një mënyrë negative e apo ndonjë gjë të keqe. Ishte më tepër për kuriozitet. Ajo padyshim e vërente se shtëpia jonë nuk ishte aq e pastër. Nuk ishte vetëm puna e Mel për ta pastruar atë. Unë e shoh martesën tonë si një partneritet, kështu që pastrimi është përgjegjësi sa e imja aq edhe e asaj .Unë e pranoj shpesh, fëmijët e bëjnë rrëmujë, po ashtu edhe enët mbesin itë pa lara në lavaman. Gjithashtu e pranoj se shtëpia jonë nuk është aq e pastër sa shtëpia e nënës sime, por kjo nuk më shqetëson. Në të vërtetë, nuk mendoj fare për këtë. Nuk e dija si t’i përgjigjesha nënës sime, kështu që unë nuk fola . Kurrë nuk e di se çfarë të them në momente të tilla. Por, pastaj duke menduar , besoj se perceptimi i nënës sonë për shtëpinë tonë vërtet reflekton epokën në të cilën ajo u rrit. Unë nuk e njihja babain tim aq mirë, por e kujtova atë duke më dhënë këshilla se si ta zgjedh gruan me të cilën duhet të martohem “Shko në shtëpinë e saj papritur. Shih se si duket atje. Ti mund tëdish shumë për një grua duke parë se si ajo e mban shtëpinë e saj. ” Unë mendoj se shqetësimi i nënës sime për pastrimin e shtëpisë sime ka të bëjë shumë me pritjet që ekzistonin kur ishte e re/rtv21