Bashkë  me të  ftohtin e dimrit, Kosova, e sidomos Prishtina, po përballet me një  problem të  kahmotshëm tashmë, të  cilit jo vetëm që  nuk po i gjendet zgjidhja por problematika e tij po shkon duke u rritur secilën herë.

Banorë te kryeqytetit janë të  privuar prej gjërave jetike si shëtitja në  ajër të  pastër apo thjeshtë  hapja e dritareve pa pasur përshtypjen se nuk po hyn ajër por helm.

Më  poshtë  po japim disa këshilla që edhepse nuk do të  ju shpëtojnë  krejtësisht por do të  paktën do e reduktojnë rrezikun.

Shmangni ecjen në këmbë ose me biçikletë në rrugët e mbingarkuar, ku niveli i ndotjes është i lartë.

Shmangeni daljen jashtë në mesditë. Niveli i ndotjes në ajër është më i lartë në mesditë. Prandaj, planifikoni aktivitetet tuaja për në mëngjes ose për në mbrëmje, gjithashtu dilni jashtë vetëm për rastet obligative.

Largohuni nga qyteti gjatë fundjavës, shkoni në mal ose fshat që mushkëritë tuaja të marrin ajër të pastër.

Mos harroni se frymë duhet të merrni nëpërmjet hundës dhe jo përmes gojës, sepse kjo është shumë e rëndësishme.

Janë  disa lloje lulesh që  bëjnë  filtrimin e ajrit.

Ndërgjegjësojuni dhe ndikoni tek të  tjerët, ngrohja me thëngjill edhepse është  më  e lirë  është e aq e dëmshme sa nuk ia vlen.