Analisti shqiptar Andi Bushati, ka zbuluar një takim mes kryeministrit Edi Rama, gazetarit Blendi Fevziu dhe shefit të zyrës së shtypit të Ramës, Endri Fuga.

Duke folur për kapjen e medies nga Rama, Bushati ka shkruar se ata kanë  ushtruar presion ndaj gazetarit Blendi Fevziu, duke i kërkuar më pak prezencë të opozitës, më pak jehonë për temat e saj dhe duke i kujtuar gjithashtu se kjo shkon në drejtim të kundërt me benefitet që merr pronari i televizionit.

Presionit të butë nuk i ka shpëtuar as edhe një program shumë më neutral dhe i balancuar si “Opinion”. Vetë Edi Rama, shefi i tij i shtypit Endri Fuga dhe Engjëll Agaçi, kanë ushtruar presion gjatë një darke pas zgjedhjeve në restorant Padam, ndaj gazetarit Blendi Fevziu, duke i kërkuar më pak prezencë…”, shkruan Bushati.