Ministri i Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj tha sot se në qershor Shqipëria pret vendimin për hapjen e negociatave të anëtarësimit të vendit në BE. Sipas tij, anëtarësimi vendit në BE do të jetë një mundësi shtesë, që do e bëjë vendin institucionalisht më funksional.

“Këtë muaj presim marrjen e rekomandimit për hapjen e negociatave. Raporti i Komisionit presim që të jetë dëshmi e shndërrimit pozitiv që veni ynë ka bërë në rrugën e pakthyeshme të integrimit Europian. Procesi i integrimit të vendit në BE është edhe më gjerë se kaq

Hapja e negociatave për anëtarësimin, që pritet të bëhet në qershor do jetë një mundësi shtesë që ta bëjmë vendin institucionalisht më funksional”, tha ministri i Jashtëm në detyrë.