Fitorja e Liverpoolit kundër Barcelonës në kuadër të Ligës së Kampionëve ka bërë jehonë në gjithë botën.
 

Djelmoshat e trajnerit gjerman, Jurgen Klopp dhuruan spektakël në folenë e tyre “Anfield” duke e mposhtur Barçën me rezultat 4:0 dhe me rezultat të përgjithshëm 4:3, për tu kualifikuar në finale të Ligës së Kampionëve që do të zhvillohet në kryeqytetin spanjoll, Madrid.

Kjo fitore e Të Kuqve është bërë debat në parlamentin anglez, në mes të kryeministres së Anglisë, Theresa May dhe kryetarit të partisë opozitare, Jeremy Corbyn.

Gjatë debatit për BrExit, Corbyn iu është drejtuar May duke i thënë se mund të përdorësh disa taktika të Jurgen Klopp për të marr rezultate pozitive në Evropë.