Ministri i jashtëm i Serbisë Ivica Daçiq ka deklaruar se Serbia “nuk do t’i ushtrojë protestë” Francës për shkak të vendosjes së flamurit të Kosovës në Kishën e Virgjëreshës në Paris, ndërsa “arsyeja është vizita e presidentit francez Emmanuel Macron në Serbi”.

“Duke marrë parasysh vizitën e paralajmëruar të Macronit, vizitën e parë të një presidenti francez në Serbi pas 18 vjetësh, mendimi im është që ”këtë duhet lënë për biseda”, ka thënë Daçiq për të përditshmen serbe “Politika”.

Daçiq e ka vlerësuar vendosjen e flamurit shtetëror të Kosovës në Noter Dame se “në përgjithësi është skandal i madh, për shkak se nuk ekziston parada ushtarake në të cilën marrin pjesë “humbësit”

“Ne këtë nuk mund ta pengojmë, por mund të kemi marrëdhënie më të mira me Parisin dhe për këtë vizita e Macronit është shumë e rëndësishme”, ka thënë Daçiq.

Drejtoria e katedrales Noter Dame ka kumtuar se vendimi për vendosjen e flamurit të Kosovës brenda kishës në kuadër të shënimit të 100 vjetorit të përfundimit të Luftës së Parë Botërore, është marrë në bazë të listës së zyrtarëve të ftuar në komemoracion të dielën në Paris, lajmëron agjencia France Press.