Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, ka paralajmëruar një javë aktive të diplomacisë së Serbisë të tërheqjes së njohjeve të pavarësisë së Kosovës.
 

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, ka paralajmëruar një javë aktive të diplomacisë së Serbisë të tërheqjes së njohjeve të pavarësisë së Kosovës.

“Trendi i tërheqjes së njohjes së pavarësisë së Kosovës do të vazhdojë këtë javë, por që nuk do ta flasë përpara më shumë”, ka thënë Daçiq, shkruan Kurir

“Javën e kaluar po vizitoja vendet e Karaibeve, ku Departamenti Amerikan i Shtetit u ka dërguar një letër të gjitha këtyre vendeve për t’i paralajmëruar për vizitën time dhe për t’ju kërkuar që të mos tërheqin njohjen ndaj Kosovës, por gjithashtu për të votuar pro saj për anëtarësim në Interpol”.

“Departamenti i Shtetit poashtu ka kërkuar nga ne që të ndalim lotimin kundër pavarësisë së Kosovës. Unë jam pothuajse i sigurt se Kosova nuk do të mund të anëtarësohet në Interpol pavarësisht presionit të madh. Ata s’kanë mundësi për të hyrë nëpër organizata si UNESCO, OKB derisa çështja e Kosovës nuk zgjidhet, deri në arritjen e marrëveshjes në dialog”.