Për arsye ende të panjohura është djegur një autobus në vendkalimin kufitar në Tabanoc.

Sipas njoftimeve të para, deri tani nuk ka viktima në aksident dhe ende nuk dihen arsyet.

Zjarri i autobusit bëri tollovi ndërsa për një kohë kufini ka qenë i mbyllur.

Sipas raportimeve të mediave serbe, pasagjerët e autobusit kanë dalur me vrap duke ikur nga zjarri, nga frika e një eksplodimi të mundshëm.