Diplomati gjerman Wolfgang Ischinger, është i cili ka shërbyer edhe si ambasador i Gjermanisë në SHBA, ka deklaruar se nuk ka Bashkim Evropian për Serbinë pa e njohur Kosovën.
 

Në një postim në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Twitter, diplomati gjerman ka shkruar se pas Samitit të Berlinit si duhet të vazhdojmë tutje? Çfarë duhet Serbia të fitojë për njohjen e Kosovës? Një rrugëtim të shpejtë drejt Bashkimit Evropian? Është e qartë, pa njohje të Kosovës nuk do të ketë anëtarësim. Poashtu Kosova duhet të heq taksën ndaj mallrave serbe dhe të fitojë liberalizimin e vizave, ka përfunduar Ischinger.