Rreth orës 21:00 në fushat e fshatit Opajë të Komunës së Likovës janë gjetur dy trupa pa jetë. Njëra nga kufomat është e personit me inicialet E.S ndërsa tjetra dyshohet të jetë e birit të tij dhjetë vjeçar.

Jo zyrtarisht, burime konfidenciale nga policia e Kumanovës bëjnë të ditur se organet policore dyshojnë se viktimat janë vrarë diku tjetër dhe trupat janë hedhur larg vendit të ngjarjes, shkruan AM.

Deri më tani policia nuk ka asnjë pistë hetimi. Sektori për Punë të Brendshme në Kumanovë pritet që gjatë ditës së nesërme të dal me detaje rreth rastit.