Para pallatit Serbia ka arrit edhe Marko Gjuriq, drejtor i zyrës së qeverisë serbe për Kosovë.

Gjuriq: Jam krenar me 7.500 serbë nga Kosova të cilët kanë ardhur në Beograd

Siç lajmëron gazeta serbe “Kurir” Gjuriq së pari i ka përshëndetur serbët nga Kosova të cilët kanë ardhur për ta përkrahur presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq, e pastaj ka thënë do të shkojë bashkë me ta në miting.

Sot në orën 18 do të fillojë mitingu i quajtur “Ardhmëria e Serbisë”, në të cilën do të flasin presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, kryeministrja Ana Bërnabiq si dhe pjesëtarët tjerë të pushtetit.

Të përkujtojmë, partia në pushtet ka organizuar shkuarjen e gjithë përkrahësve të Vuçiqit nga Serbia, Kosova dhe Republika Serbe të udhëtojnë në Beograd për të marrë pjesë në miting i cili po organizohet si kundërpërgjigje në demonstratat e vazhdueshme të opozitës serbe, të cilët me këmbëngulje po kërkojnë dorëheqjen e Vuçiqit si dhe liri të shtypit.