Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj ka bërë thirrje që të dilet nesër në zgjedhjet presidenciale në Maqedonin e Veriut.
 

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Hoxhaj ka shkruar se shqiptarët që jetojnë në Maqedoninë e Veriut janë para një vendimi kritik për të ardhmen e tyre.

“Në zgjedhjet e nesërme presidenciale, Maqedonia e Veriut ndodhet përpara një testi të madh, nëse do të rreshtohet drejt integrimeve euro-atlantike apo do të bëj hapa prapa. Shqiptarët në këtë shtet, janë para një vendimi edhe më kritik jo vetëm për shtetin por të ardhmen e tërë shqiptarëve në rajon. Prandaj shfrytëzoj mundësinë t’i ftoj bashkëkombasit të dalin dhe votojnë për alternativën që avancon edhe më tej të drejtat e shqiptarëve dhe integron Maqedoninë e Veriut në BE dhe NATO. Mos rrini nëpër shtëpi por bëhuni përcaktues. Aleatët do ta vlerësojnë drejt votën shqiptare”, ka shkruar Hoxhaj.