Aktori i humorit Erion Isai do të jetë kandidati zyrtar i Partisë Socialiste për garën në bashkinë e Kolonjës, e cila është dhe vendlindja e Isait.
 

Me publikimin e lajmit këtë të Shtunë ka reaguar dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea, i cili e ka koleg Isain në emisionin e humorit që zhvillohet brenda “Të Dielës Shqiptare” që drejtohet prej Gjebreas.

“Ukrainasit zgjodhën një aktor, komedian e regjisor si President të vendit, ndërsa Erion Isai po e nis nga vendi i origjinës. I mbarë qoftë rrugëtimi yt i sapo nisur!”- ka shkruar Gjebrea në rrjetin social si mesazh inkurajimi për Isain.

Nga ana e tij, Isai, nuk e ka lene pa pergjigje kete urim dhe krahasim te bere nga ana e prezantuesit dhe producentit te njohur, duke reaguar me kete shenim:

“Kur vlerësimi dhe mbështetja vjen nga Ardit Gjebrea, ajo është dyfish përgjegjësi. Faleminderit mik!”- janë fjalët e Erionit në foto.