Ish-kryeministri i Maqedonisë së Veriut, deputeti aktual dhe i arratisuri Nikolla Gruevski, paralajmëroi dorëheqjen e tij. Ai e bëri këtë në rrjetin social Facebook, në një kohë kur procedura për heqjen e mandatit të tij tashmë ka filluar në Parlament për shkak të mungesës së pajustifikuar prej më shumë se gjashtë muajsh.

Gruevski thotë se mungesa e tij nuk është e pajustifikuar, sepse azili është një e drejtë themelore e njeriut dhe atij i është dhënë azil nga një shtet anëtar i BE-së dhe NATO-s për shkak të persekutimit politik. Pra, edhe pse ai thotë se të dy të drejtat ajo vendore dhe ndërkombëtare janë në anën e tij, ai vendosi ta ndërmarrë këtë hap, që ta shpëtojë partinë dhe deputetët nga presionet.