Kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev në një intervistë dhënë për gazetën sarajevase “Avaz” ka thënë se procedura e ndryshimit të Kushtetutës ende nuk ka përfunduar, se kanë kaluar suksesshëm disa faza të kësaj procedure dhe se beson se shteti i tij së shpejti do t’i bashkëngjitet NATO-s dhe do t’i hapë negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
 

Kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev në një intervistë dhënë për gazetën sarajevase “Avaz” ka thënë se procedura e ndryshimit të Kushtetutës ende nuk ka përfunduar, se kanë kaluar suksesshëm disa faza të kësaj procedure dhe se beson se shteti i tij së shpejti do t’i bashkëngjitet NATO-s dhe do t’i hapë negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Me këtë dërgohet mesazhi i qartë botës se, pas dekadave të konflikteve në rajonin e Ballkanit Perëndimor, rruga kah stabiliteti dhe prosperiteti është reale dhe i qartë.

Do të jemi anëtare e dy organizatave më të forta në botë, të NATO-s dhe Bashkimit Evropian, anëtare e tyre e plotfuqishme si një shtet i pavarur dhe krenar. Me këtë vendim historik hyrja jonë në këto dy institucione do të jetë i përshpejtuar, dhe rezultati është plotësisht i qartë, ka vlerësuar Zaev. Kryeministri i Maqedonisë ka theksuar se për vendimin për fillimin e ndryshimeve të Kushtetutës kanë votuar gati gjithë partitë në parlament. Për vendimin kanë votuar 80 nga 120 deputetë, me të cilin janë miratuar ndryshimet e Kushtetutës së vendit dhe zbatimi i Marrëveshjes së Prespës. Fjala është për marrëveshjen në mes të Maqedonisë dhe Greqisë me të cilën zgjidhet çështja e emrit të kësaj republike të dikurshme jugosllave.

Nëse zbatohet marrëveshja, në të ardhmen ajo do të quhet Maqedonia e Veriut. Marrëveshja me Greqinë është kusht që Maqedonia të bëhet anëtare e NATO-s dhe të hyjë në Bashkimin Evropian. Nëse marrëveshja realizohet, deri në gjysmë të vitit të ardhshëm, Maqedonia do të bëhet anëtare e 31 e Aleancës ushtarake perëndimore. Njëkohësisht do të hapen negociatat për hyrje në BE. Analistët vlerësojnë se Maqedonia së shpejti do ta kalojë Serbinë në këtë proces dhe do të jetë shumë afër nëse jo edhe ta kalojë edhe Malin e Zi, e cila, sipas gjendjes momentale, është më afër cakut që më 2025 të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian, shkruan Avaz.

Jam falënderues politikanëve dhe popullit të Bosnjës dhe Hercegovinës për përkrahjen e saj të plotë për Maqedoninë gjatë këtij procesi historik për vendin tonë, ka porositur Zaev.