Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka shpërndarë për ndjekësit në rrjetet sociale, një pjesë të shkurtër të fjalës së tij në Samitin e Liderëve të Brdo Brijunit që po mbahet në Tiranë.

Ai ka thënë se kemi ende për të mësuar nga themeluesit e Bashkimit Evropian.

“Vendet tona kanë ende shumë për të mësuar nga themeluesit e Bashkimit Europian dhe filozofia e këtij projekti historik, mbi çfarë mund të konsiderohen ide pionere, nxitëse të një epoke të re të bashkëjetesës në rajonin tonë”, ka shkruar Meta në rrjetin e tij social Facebook.

Presidenti  Meta ka organizuar  në Tiranë Samitin e radhës së Liderëve të Procesit të Brdo-Brijunit.