Kryetarja e LSI-së dhe bashkëshortja e presidentit shqiptar, Ilir Meta mesa duket besoj se shqiptarët nuk e njohin aspak bashkëshortin e saj, duke thë se ai është “i pastër si kristali”.

Sipas Kryemadhit, bashkëshorti i saj ka qenë prej vitesh në shënjestrën e grupeve antishtiptare.

“Ka 15 vjet që do ta arrestojë Rama dhe disa të tjerë antishqiptarë. Sigurisht që nuk më takon të flas, por jam e detyruar ta them. Ka 15 vite që grupe të vogla antishqiptare, që kur Meta ka filluar betejën e tij për njohjen e Kosovës nga institucionet ndërkombëtare, që në kohën e luftës së Kosovës, duan ta arrestojnë. Ilir Meta prej vitesh ka qenë në shënjestrën e grupeve të caktuara antishqiptare që janë servirur si grupe të caktuara liberale, ose evropiane, apo amerikane që prej vitesh kanë zhbiriluar në çdo gjë”, ka thënë ajo.

“Të jeni të bindur që Metës i kanë bërë vettting jo vetëm të vetes, por edhe të familjarëve, të të ëmës, të atit, motrës dhe njerëzve tanë deri në 7 breza. Ilir Meta është i pastër si kristali. Nëse do kishte një qime floku me të cilën mund të kërcënohej Meta, do ta kishte mbaruar këtë histori Fatos Nano kur ishte kryeministër”, deklaroi Kryemadhi në Ora News.

Duket se ajo e ka harruar shpejt skandalin e videos së ryshfetit, ku kryepersonazh ishte pikërisht bashkëshorti i saj, Ilir Meta, shkruan Insajderi.

Niveli i lartë korruptiv i Ilir Metës, dëshmohej në të paktën dy raste të mëdha ku ishte i përfshirë ai si ministër i Punëve të Jashtme.

Në vitin 2011 në mediat në Shqipëri ishte publikuar përgjimi ndaj Ilir Metës në atë kohë Zv/ministër dhe Ministër i Punëve të Jashtme.

Në videon 12 minutësh dëshmohej pazari prej 700 mijë eurosh mes Ilir Metës dhe Dritan Priftit. Kjo shumë ryshfeti merrej në këmbim të koncesioneve dhe licencave për një hidrocentral.

Përgjimi ishte bërë nga ish-ministri Dritan Prifti në zyrën e këtij të fundit. Një pjesë e bisedës nga përgjimi.

Ky nuk është rasti i vetëm korruptiv ku ishte përfshirë Ilir Meta tani President i Shqipërisë. Emri i tij u përmend edhe një gjykim arbitrazhi kundër shtetit shqiptar.

Bazuar në raportimin e mediumit investigativ, Reporter. al, Ilir Meta akuzohet se ka marrë ryshfet nga Debt International Advisory, DIA, një kompani e mbledhjes së borxhit, e cila e ka paditur në gjyq OSHEE-në në gjykatën e arbitrazhit në Vjenë.

Pronari i DIA-s, Kastriot Ismailaj, një mik i Ilir Metës, ishte i arrestuar më parë nën akuzat për pastrim parash dhe mashtrim. A ishte  i dyshuar se ka orkestruar një skemë mashtruese të mbledhjes së borxheve të CEZ, në bashkëpunim me ish kreun e bordit të drejtorëve të CEZ Shpërndarje, Josef Hajsek.