Të gjithëve na ndodh shpesh që të shohim fletushka të ndryshme reklamuese në rrugë, poshtë apartamentit, në hyrje të pallatit apo edhe në xhamin e makinës…

Në shumë raste përpos ndotjes së ambientit për shumë qytetarë shndërrohet edhe në bezdisje ky fakt. Por duket se së fundmi lidhur me këtë janë marrë masa ndëshkuese. Dhe kjo ka ndodhur në Kosovë , në Komunën e Prishtinës.

Vetëm pak ditë më parë në këtë komunë, është njoftuar se kush shpërndan fletushka reklamuese në ambientet publike, pallate, ndërtesa, institucione,  do të dënohet me një gjobë që shkon deri në 90 euro por edhe më shumë.

Por ky është një problem që na prek edhe ne shqiptarëve. Eksperti i politikave mjedisore, Romeo Hanxhari rekomandoi një nga rrugët që mund të ndiqet në zgjidhjen e këtij problemi në Shqipëri nga pushteti vendor.