Ministrja e Arsimit në Republikën e Shqipërisë, Besa Shahini ka reaguar kundrejt portaleve.
 

Ajo i është bashkuar kolegëve të saj nga Shqipëria, duke i thirrur mediat ‘kazan’, në lidhje me drejtorin e shkarkuar  në Dar Dibër.

Ajo ka sqaruar se ky është drejtori i shkarkuar dhe jo Brikena, e cila është emëruar tani vonë, dhe sipas Shahinit po vendos rregull në Dibër.

Më poshtë sjellim të plotë dhe pa ndërhyrje shkrimin e Besa Shahinit:

“O portale – që për herë të parë po i bashkangjitem kolegëve dhe ju quaj “kazan” – Drejtori i shkarkuar i DAR Dibër është ai i mëparshmi i cili nuk ka respektuar rregullat e punësimit dhe jo Brikena e cila është komanduar tani vonë dhe po vendos rregull në Dibër. Dhe – dhe kjo është e rëndësishme – nuk shkarkon Kryeministri punonjës, por e bën eprori apo eprorja pas një procedure të gjatë verifikimi nëpër komisione disiplinore”.