Kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka dalë në terren për t’u takuar me qytetarë dhe për t’i mobilizuar ata për protestat e ardhshme kundër qeverisë së Edi Ramës.

 

Basha nisi një video live në Facebook, i rrethuar nga shumë qytetarë që kërkonin largimin e Ramës.

Ata thirrnin “Rama ik!”. Por njëri prej tyre e ka vënë në siklet kreun e PD-së.

Teksa Basha ka kthyer kamerën nga ai, ai ka filluar duke e sharë kryeministrin Edi Rama.

Pas atij momenti, Basha kthen përsëri kamerën nga vetja dhe tregon për hapat e ardhshëm të opozitës.