Në lidhje me protestën e mbajtur në Tiranë dhe dhunën e përdorur reagoi edhe prezenca e OSBE-së në Shqipëri.
 

OSBE bën thirrje që organizatorët e protestës duhet të mbajnë përgjegjësi për dhunën e ushtruar në protestë, ndërsa thekson se dhuna e përdorur si një rrugë e shkurtër politike do të dështojnë.

“Organizatorët e protestës së mbrëmjes të sotme duhet të mbajnë përgjegjësinë politike për dhunën kriminale të ushtruar nga disa prej ndjekësit e tyre.

Mendimet tona shkojnë me familjet e të plagosurve.

OSBE-ja do të vijojë të nxisë opozitarizmin efikas dhe dialogun në Shqipëri. Por ne i dënojmë plotësisht ata që përpiqen të përdorin dhunën si një rrugë të shkurtër politike; ata do të dështojnë”, thuhet në reagim.