Një shtetas romun ka shkatërruar gjithçka në lokalin në pronësi të një shqiptari në Itali. Ngjarja ka ndodhur natën e 29 Prillit në Torino.

Fillimit romunin e kishin larguar nga lokali pasi ishte i dehur, por për t’u hakmarrë ai ishte rikthyer dhe kishte kthyer gjithçka përmbys.

Pamjet filmike të agresivitetit dhe dhunë së ushtruar nga romuni janë bërë publike nga policia italiane. Pas kthimit në lokal ai kishte qenë i armatosur me një pistoletë, ndërsa me një shufër hekuri ai shkatërroi gjithçka në lokal.

Përveç rrahjes së pronarit, rumuni goditi me shufër mbi banak, mbi gota, mbi derën e xhamit. Autoritet raportojnë për dëme të konsiderueshme materiale nga shkatërrimi i kryer. Constantin Capraru 39-vjeç pa një vendbanim fiks në Itali u hakmor pasi pretendoi se e kishin larguar me pa të drejtë nga lokali.

Shqiptari i dëmtuar arriti të njoftonte në kohë policinë, e cila arrestoi 39-vjeçarin. Pas sulmit 32- vjeçari shqiptar u dërgua në spital për trajtim mjekësor dhe gjendja e tij shëndetësore sipas doktorëve paraqitet e stabilizuar.