Një 21-vjeçar është shpëtuar nga mbytja në det nga policia, roja i kullës dhe disa pushues në Divjakë.

Shtetasi F. M. aktualisht ndodhet në spitalin e Lushnjës dhe është jashtë rrezikut për jetën nën mbikëqyrjen e mjekëve.

Efektivët e Komisariatit të Policisë Divjakë, të cilët patrullojnë përgjatë vijës bregdetare të plazhit, në bashkëpunim me rojën e kullës të stacionuar në bregdet dhe disa pushues të tjerë që ndodheshin aty, kanë shpëtuar nga mbytja pasditen e sotme një djalë 21 vjeç me iniciale F. M. nga Grabjani.

Shtetasi F. M. aktualisht ndodhet në spitalin e Lushnjës dhe është jashtë rrezikut për jetën.