Fitorja e Koalicionit të Shqiptarëve ne Tuz po sjellë ndryshimet e para për shqiptarët atje. Që nga sot, tabelat e regjistrimit të veturave për komunën e Tuzit do të jenë me një shkurtesë të re.

Nga tabelat “PG-Podgoricë” që kjo komunë i kishte deri dje, tani e tutje do t’i ketë “TZ-Tuzë”.

Deputeti shqiptar në parlamentin malazez, Genci Nimanbegu ka thënë se është ai që ka bërë marrëveshje për këtë ndryshim.

“Që nga sot Tuzi do të jetë Komunë e plotë, e jo në kuadër të Podgoricës. Unë jam deputeti që kam bërë këtë marrëveshje me partitë malazeze dhe ndihem mirë që është jetësuar kjo sot”, ka thënë Nimanbegu për Indeksonline.