Shtëpia Botuese ICTSmedia, lider në rajon në fushën e teknologjisë dhe informacionit, organizon për vitin e 7-të me radhë garën mbarëkombëtare në fushën e teknologjisë dhe informacionit Albanian ICT Awards.
 

Dita e Marte, data 30 Prill 2019, përkon me aktivitetin përmbyllës të kësaj ngjarjeje, Mbrëmjen Gala, pas një maratone 90 ditore në kërkim, indentifikim dhe shpërblim të shpirtit novator, produktiv, sipërmarrës dhe teknologjik të shqiptarëve në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mali i Zi dhe diasporë.

Në këtë aktivitet do të nderojnë me pjesëmarrjen e tyre: Kryetari i Bashkisë së Tiranës z. Erion Veliaj, Ministri i Inovacionit të Kosovës z. Besim Beqaj, Ministri i Zhvillimit Ekonomik të Kosovës z. Valdrin Luka, Ministri i Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes së Shqipërisë z. Eduard Shalsi, Serkretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RCC) zj. Majlinda Bregu, politikanë, diplomatë, akademikë, studiues, dhe të rinj dhe të reja të botës së teknologjisë nga mbarë trevat shqipfolëse të cilët me pjesëmarrjen e tyre po aq sa kandidatët e ICT Awards dëshmojnë karakterin mbarëkombëtar të kësaj gare.

I konsideruar gjerësisht si “Oscar-i” i teknologjisë në Shqipëri, Albanian ICT Awards vlerëson dhe shpërblen çdo vitë profesionistë, udhëheqës biznesesh, inovatorë, akademikë dhe të rinjë të cilët kanë lënë gjurmë teknologjike shqiptare me punën e tyre të palodhur në komunitetet ku jetojnë.

Të gjithë ata që janë ngjitur në skenën e Albanian ICT Awards ndër vite janë model për të gjithë të rinjtë në Shqipëri sepse ky brez shqiptar nuk ka asnjë dallim nga asnjë brez të rinjsh në çdo cep të botës, dhe kjo falë teknologjisë.

Ku dhe kur?

  • Qyteti: Tiranë
  • Vendi: MAK Hotel Tirana
  • Data: 30 Prill 2019
  • Hapja: 18:00
  • Mbyllja: 22:00