Një autobus me turistë ka devijuar nga rruga duke lënë të vdekur 28 persona, dhe të tjerë të lënduar, në ishullin Madeira në Portugali.

Vdekjet i konfirmoi agjencia shtetërore e lajmeve e Portugalisë, Lusa.

Gazeta gjermane Bild raportoi se 9 nga të vdekurit ishin gjermanë. Në total, 50 persona gjendeshin brenda autobusit.