Rreth 2 milionë euro pajisje dhe teknologji e Bundesëehr-it, i janë dhuruar Kosovës nga Gjermania. Lajmin për këtë e ka bërë të ditur Kryeministri Haradinaj, i cili tha se Krijimi i Parkut Inovativ në Prizren, është një bazë e fortë e miqësisë Kosovë-Gjermani.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj së bashku me një pjesë të kabinetit qeveritar, kanë vizituar Kampin ushtarak në Prizren.

Haradinaj ka thënë se krijimi i këtij Parku, ku do të qëndrojë përherë i ngritur lartë flamuri gjerman, është një bazë e fortë e miqësisë Kosovë-Gjermani. Derisa shtoi se populli i Kosovës, do të mbetet përjetësisht mirënjohës shtetit dhe popullit gjerman.

Ky është postimi i plotë i tij:

Si dëshmi e kujdesit të vazhdueshëm të Gjermanisë për popullin tonë, rreth 2 milionë euro pajisje dhe teknologji të Bundesëehr-it, sot i janë dhuruar Kosovës. Këtë paradite, së bashku me një pjesë të kabinetit qeveritar, në Kampin ushtarak në Prizren e filluam vizitën e punës me nderime te memoriali i ngitur për ushtarët gjermanë që kanë shërbyer në Kosovë për paqe. Parku Inovativ – Trajnues, i cili po shndërrohet në një adresë të fuqishme të shtetit gjerman në vendin tonë, ka arritur në fazën finale. Krijimi i këtij Parku, ku do të qëndrojë përherë i ngritur lartë flamuri gjerman, është një bazë e fortë e miqësisë Kosovë-Gjermani. Duke qenë se Gjermania është pikëmbështetja strategjike e Kosovës, si Qeveri vazhdojmë përkushtimin që të dinamizohet bashkëpunimi i gjithanshëm me Berlinin zyrtar. Populli i Kosovës, përjetësisht mirënjohës shtetit dhe popullit gjerman.