Dejan Anastasijeviq ka vdekur pas një sëmundjeje të rëndë e të gjatë. Ai ka punuar për të përjavshmen e njohur beogradase “Vreme”.

Ka qenë korrespondent i gazetës amerikane “Time” nga viti 1995 deri më 2007.

Ndërsa nga viti 2011 deri më 2016 korrespondent i Tanjug nga Brukseli. Gjatë viteve 90-të ka raportuar për krimet e luftës në Kroaci, Bosnjë e Hercegovinë dhe Kosovë.

Regjimi i Millosheviqit për shkak të shkrimeve për krimet në Kosovë e kishte akuzuar si propagandues të terrorizmit, për çka Anastasijeviq ishte detyruar të largohet nga Serbia.

Ai kishte dëshmuar në Hagë në gjykimin kundër Sllobodan Millosheviq. Më 2007, Anastasijeviq, i kishte mbijetuar një atentati me bombë dore, ndërkohë që atentatorët nuk janë zbuluar asnjëherë.

Anastasijeviq ka fituar çmime ndërkombëtare dhe të vendit të tij për punën në gazetari.