Ai ka thënë se ai është “i pari i cili ka marrë guximin” të flasë për këtë, dhe se nuk e brengos rreziku të cilin për këtë e ka marrë mbi vete.
 

Ai ka thënë se ai është “i pari i cili ka marrë guximin” të flasë për këtë, dhe se nuk e brengos rreziku të cilin për këtë e ka marrë mbi vete.

Vuçiq thotë se do ta zbulojë aferën “Panda”

Kryetari i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka deklaruar sot se ka informata dhe dijeni për vrasjen e gjashtë serbëve të rinj në Pejë, për çka ende askush nuk është dënuar.

Dy njerëz të maskuar, para 20 vjetësh, saktësisht më 14 dhjetor 1998 kanë hyrë në kafeterinë “Panda” dhe i kanë vrarë nxënësit Ivan Obradoviq, Zoran Stanojeviq, Svetislav Ristiq, Dragan Trifunoviq, Vukosav Gvozdenoviq dhe studentin Ivan Radoviq.

“Kam informata dhe dijeni, por organet tona kompetente po i kërkojnë provat e plota në mënyrë që të zbardhet ky krim i tmerrshëm. Sa i përket Serbisë dhe mua personalisht, prindërit e viktimave mund të jenë absolutisht të bindur se nuk do ta fshehim të vërtetën, pa marrë parasysh se kush ka marrë pjesë në këtë krim të rënd dhe të tmerrshëm, dhe se, supozoj, do të befasohen shumë njerëz”, ka thënë Vuçiq në një intervistë për TV Prva.