Admir Murataj dhe Klement Çala ishin në këkrim ndërkombëtar nga Greqia prej vitit 2013 por kjo nuk i pengoi qe pas grabitjes së blindave me para në Qafë Kashar, të riorganozoheshin sërish për të realizuar një nga grabitjet më spektakolare mesditen e 9 Prillit në aeroportin e Rinasit.

Edhe Klement Çala u dyshua si i perfshirë në të njëjtat grabitje asokohe por edhe ai i shpëtoi kapjes.

Nga deklarimet e një prej të arrestuarve, Alkond Bengasit rezulton se Murataj dhe Çala jetonin normalisht pa u shqetësuar nga policia në disa prej zonave më të frekuentuara në kryeqytet dhe jo vetem ndonse backroundi i tyre kriminal i cilësonte persona të rrezikshëm.