Ish-komandanti Suprem i Forcave të Armatosura të NATO-s, gjenerali Wesley Clark, i cili ka udhëhequr fushatën e bombardimeve ndaj caqeve serbe në vitin 1999, ka deklaruar se nuk ka pasur kurrë ndalesë të përpjekjeve për të vënë pengesa në rrugën e Kosovës për të ecur drejt përparimit. Sipas tij, propozim-aktakuza ndaj presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, është vazhdimësi e aktiviteteve për të penguar ecjen e Kosovës përpara. “Presionet dhe përpjekjet për ta nënçmuar Kosovën nuk janë ndalur kurrë”, deklaroi gjenerali Clark. Sa i përket aktakuzave të Gjykatës Speciale, gjenerali Clark deklaroi se nuk e ka idenë nëse ato janë të vërteta apo jo, megjithatë, sipas tij, shihet se është një vazhdimësi e aktiviteteve që është mjaft e dukshme edhe 20 vjet pas.” Clark në një intervistë për RTK-në, ka treguar edhe për takimin e tij të parë me Thaçin, që në atë kohë ishte lider i UÇK-së. “Presidenti Thaçi ka qenë lider i UÇK-së, të cilin e kam takuar së pari në Rambuje, derisa vijonin negociatat, në shkurt të vitit 1999. Atje jam takuar edhe me udhëheqës tjerë të UÇK-së”, tha Clark. /Insajderi.com/ Më shumë