Avdyl Gega, 82 vjeçar nga Korisha e Prizrenit e i cili kishte mbytur një ari me sëpatë para disa vitesh, ka folur për situatën e tanishme të krijuar nga një ari në Prizren që po shkakton dëme në një fshat.
 

Gega e arsyeton vrasjen e këtij ariu.

‘’Ai që thotë mos me vra arushën e me prit me u ba rrezik ma i madh, se di çfarë detyre ka ai, a çfarë detyre me i dhanë. Edhe mu janë kanë tuj m’dënu, m’kanë thanë ti ki me dal në gjyq. Unë armë nuk kam, e tash nuk muj veç me m’sulmu nuk e la veresi’’, sugjeron Gega.

I moshuari thotë se arinjtë bëhen të rrezikshëm në momentin që i preken të vegjlit.