Edhe zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka kujtuar 9-vjetorin e vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, e cila e shpalli Pavarësinë e Kosovës legjitime.

Ai ka thënë se ky vendim i GJND-së e ka konfirmuar të drejtën e shtetndërtimit dhe sovranitetit të Kosovës.

“Nëntë vjet më parë, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë njohu legjitimitetin e Pavarësisë së Kosovës. Ky vendim, konfirmoi të drejtën e shtet ndërtimit, konfirmoi sovranitetin dhe integritetin e shtetit tonë”, ka shkruar Hoxhaj në Facebook.

E nëntë vjet pas, Hoxhaj tha se Kosova ka vendosur para saj rrugën drejt integrimit euroatlantik bashkë me institucionet e saj.

“Të jemi krenarë për rrugën e bërë deri sot, megjithatë, të vetëdijshëm edhe për shumë sfida që na presin”, ka shkruar Hoxhaj.